www.mjuniorbasket.com

Kush mund të regjistrohet në "M-Junior"?

Në M-Junior mund të ushtrojnë të gjithë fëmijët prej moshës 6 deri në 15 vjeçe. Punohet me program speciale të zgjedhur varësisht nga mosha e fëmijëve. Për fëmijët e moshës 6 deri në 8 vjeçe punohet me topa dhe shporta (kosha) më të vogla, të përshtatshëm për gjatësitë dhe mundësitë e tyre.

Pranimi i anëtarëve të rinj

Shkolla jonë bën pranimin gjatë tërë vitit. Shkolla M – Junior fillon me punë në Tetor por ky regjistrim zgjat gjatë gjithë vitit. Të regjistruarit në shkollën tonë do të marrin falas rekuizita sportive për trajnim me emblemën e shkollës.


Stërvitjet fillimisht do të mbahen në Shkollën Fillore - Ismail Qemali në Prishtinë

Vend i rezervuar për sponzor