Informatë për fëmijët dhe prindër
Fëmijë,
Nëse ju pëlqen basketbolli dhe keni pëlqimin e prindërve, ejani në Shkollën e Basketballit M –Junior. Ju vetëm duheni të vini në stërvitje me patika të pastërta si dhe fanellat e Shkollës së Basketbollit M- Junior të cilat do t’i keni dhuratë nga Shkolla e Basketbollit.
Mirë se vini!!!!
Të gjithë anëtarët e shkollës duhet të respektojnë rregullat e shkollës:
-Trajneri dhe gjyqtarët gjithmonë kanë të drejtë.
-Basketbolli është një sport ekipor, duke e treguar respektin ndaj shokëve dhe lojtarëve kundërshtarë.
Prindër,
Nëse ju jeni dakord me fëmijën tuaj që basketbolli është sport që fëmija juaj do të merret ejani ne Shkollën tonë, na besoni dhe na leni fëmijën tuaj në ushtrime për 1h.
Sigurohuni që patikat të jenë të pastra, sepse pluhuri ndikon dëmshëm në shëndetin e fëmijës. Ndërresat duhet çdo herë të jenë të pastra dhe duhet të kenë një kapele për të mbrojtur ata/o nga të ftohtit pas ushtrimeve. Mësoni ata që gjërat personale të vlefshme të mos merren gjatë ushtrimeve. Ato duhet të lihen në shtëpi apo tek trajnerët.
Nëse fëmija i juaj ka shenja ngecjeje me mësim në shkollë atëherë menjëherë lajmëroni trajnerin. Është më mirë për trajnerin që me kohë të reagoj, se të dënohet fëmiu me mos ardhje në ushtrime.
Ju lutemi që rregullisht ti sillni fëmijët në ushtrime për shkak të mos tejkalimit të ndonjë elementi të ri në basketboll.
Në qoftë se merni pjesë në ushtrime të fëmijës suaj:
>Mos ndërhyni në punën e trajnerit sepse në këtë mënyre shkelni autoritetin e trajnerit.
>Mos i sugjeroni fëmiut gjatë ushtrimeve se ajo i pengon.
>Nëse fëmija i juaj për çfarë do arsye nuk paraqitet në stërvitje ju lutëm t'i lajmëroni trajnerit në e-mail të Shkollës së Basketbollit M-Junior.